Sebastian Rudy ka një vit që iu ka bashkuar gjigantit gjerman Bayern Munich.
Rudy erdhi te Bayerni pas një stinori fantastik të kaluar te Hoffenheim.
Por pas një viti qëndrim tek kampionët e Gjermanisë, mesfushori mund të largohet.
Rudy është duke u kërkuar me ngulm nga trajneri italian Carlo Ancelotti te Napoli.
Sipas asaj që ka shkruar La Gazzetta dello Sport Napoli tanimë ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit.
28-vjeçari ka para vetës një propozim për kontratë katër vjeçare nga Napoli me tre milionë euro pagë vjetore.
Ndërkohë për Bayernin është gati oferta prej 12 milionë eurove nga klubi italian.
Reprezentuesi i Gjermanisë aktualisht është nën kontratë me Bayernin deri në vitin 2020. /Telegrafi/