Telegrafi

Rudolph Giuliani lirohet nga burgu pasi pagoi dorëzanin prej 150 mijë dollarësh

Rudolph Giuliani, i cili ishte avokati personal i Donald Trump, u burgos të mërkurën në Georgia, me akuzën se ai dhe 18 persona të tjerë u përpoqën në mënyrë të paligjshme të ndryshonin rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në atë shtet amerikan, të cilat i humbi ish-presidenti Donald Trump.

Giuliani u urdhërua të paguante një dorëzani prej 150 mijë dollarësh për tu liruar dhe të mos frikësonte të pandehurit ose dëshmitarët e tjerë në këtë rast, raporton reuters duke cituar dokumentet e gjykatës.

Shtatë nga paditë kundër Trumpit të ngritura nga prokurorja e qarkut Fulton, Fannie Willis janë dorëzuar tashmë në burgun e qarkut Fulton në Atlanta, sipas dokumenteve të qarkut.

Lexo po ashtu Dikur burgosi mafiozët bazuar në një akuzë, Giuliani tani vet po përballet me një padi të ngjashme

Para se të largohej, Giuliani mohoi akuzat dhe mbrojti Trumpin në New York, raporton cnn.

“Po shkoj në Georgia dhe ndihem shumë mirë, sepse e di që po mbroj të drejtat e të gjithë amerikanëve. Unë po them të vërtetën, ata gënjejnë”, tha Giuliani.

Ndryshe, Giuliani ishte dikur prokuror federal dhe kryetar i qytetit të New Yorkut. /Telegrafi/