Telegrafi

Rudina Magjistari u bën apel të gjithëve: Mbani maskën, që të shijojmë verën që kemi përpara

Ajo është njëra nga moderatoret më të dashura në trojet shqiptare.

Fjala është për Rudina Magjistarin, e cila tashmë shquhet për punën dhe sukseset e arritura me emisionin e saj.

Prezantuesja së fundmi u ka bërë apel të gjithëve që të mbajnë maskat, duke marrë parasysh që akoma jemi të përfshirë nga COVID-19.

“Mbani maskën, që të shijojmë verën që kemi përpara”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Lexo po ashtu Shqipëri, shtatë viktima dhe 876 raste të reja me coronavirus

Reagimet e ndjekësve ndërkohë kanë qenë të menjëhershme, duke shprehur mendimet e tyre në hapësirën për komente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ndërkohë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 876 raste të reja me coronavirus, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën në përballje me coronavirus. /Telegrafi/