Dy tërmete të fuqishme tronditën Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit.
Si rrjedhojë, numri i viktimave të raportuar deri në orët e mbrëmjes ka shkuar në 23, teksa mendohet të jenë mbi 600 të lënduar.
Ngjarja katastrofale është bërë temë mediatike në mbarë rajonin por edhe më gjerë.
Moderatorja Rudina Magjistari në emisionin e së martës, trajtoi në veçanti temë e ngjarjes së hidhur që tronditi Shqipërinë.
Në një moment teksa jepeshin pamjet nga gërmadhat dhe gjendja e vështirë e të mbijetuarve në Thumanë, prezantuesja nuk i ka mbajtur dot lotët.
Ajo është prekur nga videoja e gjyshes që humbi jetën në mbrojtje të nipit të saj, dhe nuk i ka mbajtur dot lotët.
Mu në këtë moment, Rudina e ndërpreu emisionin duke e kaluar në reklama, teksa sytë e saj u mbushën me lot.
“Nuk ka fjalë edhe jemi të pafuqishëm për të folur në këto momente. Japim pak publicitet dhe rikthehemi shumë shpejt”, ka thënë e emocionuar moderatorja Magjistari. /Telegrafi/