Site icon Telegrafi

Rudina Dembacaj zbulon se po martohet më 1 tetor

Rudina Dembacaj (Foto: Instagram)

Prezantuesja dhe aktorja shqiptare, Rudina Dembacaj, së shpejti thuhet se do të kurorëzojë dashurinë me martesë me partnerin e saj, me ish-deputetin Mark Frroku.

Meqenëse është komentuar që moti ceremonia e dasmës së çiftit, tashmë janë mësuar disa detaje rreth asaj që pritet të ndodhë në fillim të muajit tetor.

Moderatorja ka ripostuar në InstaStory ftesën e martesës së saj, ku mësohet se dasma me Mark Frrokun do të zhvillohet në datën 1 tetor të këtij viti.

Rudina Dembacaj (Foto: Instagram)

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00. Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, thuhet në ftesën e dasmës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rudina Dembacaj

Dyshja në anën tjetër u fejuan në shtator të vitit që lamë pas gjatë një propozimi të bërë në Turqi.


Rudina ndërkohë ka një vajzë të quajtur, Viktoria, nga martesa e mëparshme me Aleksandër Varfaj. /Telegrafi/

Exit mobile version