Telegrafi

Rudina Dembacaj: Kam pasur ofertë, por ende nuk e shoh veten në politikë

Rudina Dembacaj (Foto: Instagram/rudinadembacaj)

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, ka qenë e ftuar në rubrikën “Këndi i së vërtetës” në “E Diell”, ku iu është përgjigjur një serie pyetjesh duke filluar që nga fëmijëria e saj, marrëdhënien me prindërit, bulizmin, raportin mes programeve të humorit dhe skenës së teatrit, e deri te qasja e saj me politikën.

“Jam me fat për nënën që kam, është treguar goxha autoritare me mua, por unë do jem pak më e butë ndërsa babai është idhulli im. S`kam bërë asgjë pa mbështetjen e tij”, ka treguar e emocionuar aktorja.

Dikur në adoleshencën e saj, Rudina ka pasur një betejë të madhe ndaj mbipeshës, të cilën ajo e ka fituar dhe sot është më në formë se kurrë.

“Asokohe nuk e kam vuajtur fare bulizmin, edhe pse isha shumë e shëndoshë”, ka treguar më sportivitet ajo, citon Top Channel.

Nuk ka munguar edhe pyetja se a e ka menduar ndonjëherë përfshirjen në politikë, duke qenë se partneri i saj, Mark Frroku, dikur ka qene pjesë e saj.

Lexo po ashtu Rudina Dembacaj konfirmon lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku

“Unë kam shumë dëshirë që ne të jemi një vend demokratik, një vend me zhvillim ekonomik më të madh, por nuk e shoh ende veten në politikë pavarësisht se më është propozuar dy-tri herë për t’u bërë deputete”, ka përmbyllur rrëfimin e saj Rudina.