Telegrafi

Rudiger i nënshtrohet operimit

Mbrojtësi i Romës, Antonio Rudiger, i është nënshtruar operimit në gju dhe pritet të mungojë deri në tetor ose nëntor.

Reprezentuesi gjerman ka ndrydhur ligamentin anterior krucial të gjurit të djathtë në përgatitjet për Euro 2016.

Operimi i tij kaloi si u planifikua sot, dhe u konfirmua në faqen zyrtare të Romës.

Rudiger shënoi dy gola në 37 ndeshje me Romën.

Ai do të mungojë së paku gjashtë muaj. /Telegrafi/