Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fetah Rudi ka thënë se do të angazhohet që të përmirësohen kushtet e personave me aftësi të kufizuara.
Rudi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se personat me aftësi të kufizuara hasin në shumë vështirësi për shkak të mungesës së infrastrukturës.
“Mandatin e deputetit e kam fituar në zgjedhjet e tetorit. Deri tani nuk është bërë asgjë që të rregullohet qasja e personave me aftësi të kufizuara. Por, pavarësisht vështirësive nuk do të ndalem, megjithatë diçka ka filluar të rregullohet. Nuk ka infrastrukturë të duhur për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, jo vetëm në Kuvend. Kjo duhet të rregullohet dhe të mos ketë pengesa për askënd. Në kuvend është rregulluar një pjerrinë dhe po rregullohet edhe ashensori”, u shpreh ai.
Deputeti Rudi u zotua se do të angazhohet vazhdimisht që të përmirësohen kushtet për këtë kategori.
(Intervista me deputetin Rudi është realizuara para se të vendosej ashensori në Kuvend) /Telegrafi/