Telegrafi

Rudi: Institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha masat për respektimin dhe plotësimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuara

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fetah Rudi ka thënë se institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet që të ofrojnë qasje për personat me aftësi të kufizuara.

Rudi në seancën ku po diskutohet për personat me aftësi të kufizuara, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë bartur shkallëve në mënyrë që të marrë pjesë ne seancë, transmeton Telegrafi.

“Rivendosja e ashensorit po bëhet për mua por do t’i shërbejë Kuvendit dhe personave me aftësi të kufizuara që në legjislaturat e ardhshme do të jenë deputet, kryetar Kuvendi, president e ministra. Nga mungesa e deritanishme e ashensorit kuptuam se Kuvendi duhet t’i rishikoje ligjet për t’i larguar burokracitë ligjore. Ndërsa, të gjithë ne si deputet duhet të veprojmë me kohë që të rregullohet qasja e personave me aftësi të kufizuara, pasi që është obligim ligjor”, tha ai.

Rudi tha se duhet të ndërmerren të gjitha masat për respektimin dhe plotësimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuara.

Gjatë fjalimit të tij, Rudi ka folur edhe për vështirësitë që hasin gjatë përditshmërisë se tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur./ Telegrafi/