Ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia lë të kuptohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Milanit.
Francezi u shkarkua nga Giallorossët në janar, ku Luciano Spalletti e zëvendësoi dhe nën udhëheqjen e tij skuadra romake përfundoi në vendin e tretë të renditjes tabelore të Serie A.
“Unë shpresoj që të kthehem në stërvitje në javën e fundit të qershorit ose në javën e parë të korrikut”, ka thënë Garcia për TF1.
“Sigurisht, mund të kthehem edhe në Argjentinë, por preferenca ime është Evropa. Mund të qëndrojë edhe në Itali, në skuadrën veriore italiane”.
“Mund të shkoj në Spanjë, pse jo dhe në Angli ose Gjermani? Unë e shoh veten në një nga katër ose pesë ligat e mëdha evropiane”.
“Shpresoj se do të ndodhë, sepse kam nevojë për të gjetur një projekt që më intereson mua “, ka thënë Garcia.
Cristian Brocchi ka një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, ndërsa Milani duket se do të startojë sezonin e ardhshëm me trajner të ri. /Telegrafi/