Telegrafi

Rudi Garcia: Si të ndalet Ronaldo? Vetëm duke e ndalur në kufi

Trajneri i Olympique Lyonnais, Rudi Garcia bëri shaka duke thënë se shpreson që Cristiano Ronaldo të ndalet në kufi, ndërsa pret një Juventus të vendosur për të pasur sukses.

Lyoni pret Juventusin pas një sezoni të trazuar në Ligue 1.

Ish-trajneri i Romës, Garcia duhet të përgatitet për ndeshjen kundër Zonjës së Vjetër pa yllin e ekipit Memphis Depay.

Rudi Garcia. (Foto: Alex Grimm/Getty Images)

“Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për Lyon tim. Nëse e kalojmë këtë do të ishte një arritje e shkëlqyeshme. Sidomos pa Depay, që është Ronaldo ynë. Imagjinoni Juven pa CR7.

“Si ta ndalojmë Ronaldon? Ai duhet të ndalet në kufi”, thotë ai me shaka, duke shtuar se është e vështirë ta ndalësh fazën e sulmit të Juves.

Cristiano Ronaldo. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Do t’u tregoj të gjithëve se është një sfidë, një betejë e vërtetë. Ky duhet të jetë motivimi ynë”, ka thënë ai. /Telegrafi/