Ndaj Irlandës së Veriut ishte njeriu i ndeshjes, në sfidën me Greqinë u zëvendësua nga trajneri Alain Giresse. Vet Donat Rudhani e ka të vështirë ta shpjegojë vendimin e trajnerit, por nuk dëshiron polemika, nëse ka qenë për të mirën e ekipit.
“Nuk e di çfarë ndodhi, por e di që ne dhamë maksimumin. Nuk është asgjë siç duhet, po të kishim më shumë kontrollin e topit, mund të bënim më shumë. Ndoshta dhe Greqia ishte më e fortë.
Ndërrimi: “Edhe unë u habita kur më tha se do të largohesha nga loja. Tha se do të ndryshonim strategjinë. Për mua, nëse është për të mirën e ekipit, është në rregull. Në ndeshjen e kaluar shkoi si ëndërr për mua, por kjo nuk ishte mbrëmja jonë”, citon SuperSport fjalët e tij.
Sulmi nga tifozët grekë: “Të them të drejtën, ndihesh i pasigurt në fushë. Me laserë gjatë gjithë ndeshjes, pastaj e pamë edhe në pjesën e parë çfarë ndodhi, por edhe që u sulmuan tifozët tanë. Nuk kishte as policë. Në fushë nuk ndihesh siç duhet, je nervoz”.
E ardhmja e Kosovës: “Kemi ende kombëtare të re, fitojmë përvojë në çdo ndeshje. Do të bëhemi më të mirë, do të mësojmë edhe nga ndeshje të tilla. Do të kalojmë në një tjetër nivel, do të vijnë lojtarë të rinj dhe kemi lojtarë me përvojë. Do të gjejmë një gjë të mesme me lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë”.