Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë sot betimin si kryetar i ri kësaj komune para asamblistëve të Kuvendit Komunal në Podujevë.
Pas kësaj Bulliqit i është dorëzuar detyra e kryetarit nga ish-nënkryetari dhe kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari.
Bulliqi dhe Rudari kanë shtrënguar duart pavarësisht dallimeve që kanë dhe se në garën për të parin e Podujevës ishin kundër kandidatë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të enjten shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut. Sipas rezultateve në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 51.9 për qind të votave./Telegrafi/