Site icon Telegrafi

Ruçi përjashton Bashën, solidarizohen demokratët

Situata e tensionuar e kësaj të enjte në seancë plenare solli dhe vendimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të përjashtonte kreun e PD-së, Lulzim Basha nga Kuvendi.

Mirëpo, Basha jo vetëm që nuk u largua nga salla, po mori dhe mbështetje maksimale të kolegëve të tij për këtë veprim. Vetë Basha ka postuar në profilin e tij në Facebook foton e deputetëve demokratë në sallën e Kuvendit, teksa duket se pjesa tjetër e sallës është bosh.

“Kur dhunohet fjala e lirë, largohen dhunuesit jo opozita!”, shkruan Basha. /Telegrafi/

Exit mobile version