Vettingu në politikë është kthyer në një çështje shumë të përfolur. Ka qenë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili nga Fieri ka folur në lidhje me Vettingun për politikanët.
Ruçi u shpreh se drafti i opozitës është në tryezë pasi është futur në programin e parlamentit, si dhe është botuar në faqen e internetit të Kuvendit.
“Pas dy javëve nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve të cilët do të bëjnë një program për diskutimin që do i parashtrohet seancës plenare”, theksoi kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ruçi.
Ndërsa sa i përket miratimit të këtij projektligji, Ruçi, u shpreh se është shumë shpejt për të folur. “Do të diskutohet dhe do të vendoset”, tha ai. /Telegrafi/