Delegacioni i Parlamentit Evropian ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Granoz Ruçi, ku në qendër të takimit ka qenë kriza politike dhe reformat për ecurinë e Shqipërisë drejt BE.
Mësohet se kreu i Kuvendit të Shqipërisë ka deklaruar se Parlamenti është legjitim sepse ka ardhur nga zgjedhje të ndershme.
“Parlamenti është legjitim sepse vjen nga zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet e 2017 janë çertifikuar 100% nga numëruesit e opozitës”, ka thënë Ruçi.
Sa i takon reformës në drejtësi, kryeparlamentari ka thënë: “Reforma në drejtësi po ecën me sukses, Vettingu është jetik për drejtësinë dhe Shqipërinë”.
Ndryshe opozita në Shqipëri ka braktisur Kuvendin duke dorëzuar mandatin. /Telegrafi/