Site icon Telegrafi

Rubla ruse bie në nivelin më të ulët qysh në shkurt

Rubla ruse ka rënë kundrejt dollarit amerikan dhe euros, duke arritur nivelin e saj më të ulët qysh në muajin shkurt. Dollari ka arritur sot në 65 rubla, ndërsa euro në 72 rubla.

Bursa e Moskës ka ndaluar tregtinë për rreth 30 minuta, por ka thënë se ndalesa e papritur ka qenë rezultat i problemeve teknike.

Ekonomia ruse është duke luftuar me muaj të tërë, për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve ndërkombëtare kundër disa zyrtarëve dhe kompanive ruse. Buxheti i Rusisë varet kryesisht nga eksporti i naftës. /Telegrafi/

Exit mobile version