Telegrafi

Rubinstein largohet nga HP

Kjo pati për pasojë blerjen e Palmit nga i madhi HP në vitin 2010. Rubinstein, për sa i përket zhvillimit të webOS-it, fillimisht ishte shtyrë në plan të dytë, ndërsa më vonë HP në tërësi hoqi dorë nga prodhimi i pajisjeve të bazuara në webOS. Tani Rubinsteinit i thanë se ka përmbushur obligimet e veta ndaj HP-së (ai ishte i detyruar të qëndroj në kompani për 12-24 muaj pas shitjes së Palmit) dhe se ia dëshirojnë çdo të mirë në jetë.

HP në deklaratën për opinion nuk tha se cilat ishin planet e Rubinsteinit, derisa Rubenstein në një intervistë pati thënë se tani do ta marr pushimin e merituar i cili i takon, pasi që katër vite e gjysmë zhvilloi webOS-in. Tani, nuk është dhe aq e qartë nëse me të vërtetë e dëshiron pushimin, ose ndoshta nuk e ka asnjë ofertë për punë? /Telegrafi/