Rubin, emri që definon stolitë luksoze, ka ngritur edhe një herë shifrën e koleksioneve duke prezantuar “Tavanti Jewels”.
Vendimi i Rubin për të sjellë “Tavanti Jewels” përforcon më tej përkushtimin e tyre për t’u ofruar klientëve ofertat më të mira dhe ekskluzive të koleksioneve më të njohura botërore të stolive.
Duke kombinuar imazhin e Rubin me modelet unike të “Tavanti Jewels”, klientët mund të përjetojnë mishërimin e luksit dhe të sofistikimit.
BrendI i njohur italian në mbarë botën me modelet e saj unike dhe të dallueshme, “Tavanti Jewels” sjell një koleksion që nxjerr në pah bukurinë e përjetshme dhe mjeshtërinë e kuruar, duke vendosur standarde të reja në tregun e stolive.
“Tavanti Jewls”, është pasqyrim i shijes së rafinuar, me dizajne elegante, të përososura, një brend tejet i rrallë dhe unik nga të gjitha brende që mund të keni parë.
Imazhi i këtij brendi përkon me vlerën e stolive që ofron, të krijuara me ar të pastër 18 karat.
Në dizajnet e “Tavanti Jewels” qëndron përsosmëria, çdo pjesë është punuar me përpikmëri me dorë me saktësinë dhe vëmendjen maksimale ndaj detajeve.
Ky brend tejkalon artin dhe bukurinë dhe i reziston kohës.
Një nga tiparet dalluese të “Tavanti Jewels” është përzierja e mjeshtërisë tradicionale italiane me idetë inovative të dizajnit.
Ky bashkim i trashëgimisë dhe estetikës bashkëkohore ka realizuar me stolitë që janë klasike dhe moderne, tërheqëse për të gjitha preferencat, e që nuk del asnjëherë nga moda.
Vizitoni showroom-et e Rubin për të parë nga afër këtë koleksion të veçantë e pse jo të bëheni edhe blerës të pjesëve më të pëlqyera nga koleksioni.