Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka dalë sot (e premte) në gjykatën e Madridit për t’iu përgjigjur akuzës penale për puthjen e pahijshme të futbollistes spanjolle Jenni Hermoso.
Paraqitja e tij në gjykatë vjen vetëm pak ditë pasi ai dha dorëheqjen si kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit.
Avokatët e shtetit kanë bërë zyrtarisht një kallëzim penal ndaj ish-presidentit të Federatës së Futbollit, i cili do të dëgjohet nga gjyqtari Francisco de Jorge.
Kur Rubiales doli në gjykatë, ai nuk donte të thoshte asgjë, i vetëdijshëm se përballej me akuzat për sulm seksual dhe detyrim.
Gjykata do të vendosë sot nëse do të zhvillohet gjyqi dhe kjo seancë ka tërhequr shumë vëmendjen e mediave spanjolle.
Desde el 1-O con Junqueras y compañía no se recordaba una expectación así en la Audiencia Nacional. Casi un centenar de periodistas nacionales e internacionales. Rubiales ya ha llegado para declarar por el beso a Jenni Hermoso. ALUCINANTE pic.twitter.com/viiNPh5T1A
— Miguel Ángel Pérez (@miguelpr83) September 15, 2023
Për kujtesë, Spanja fitoi Kupën e Botës për femra në Australi më 20 gusht.
Megjithatë, fitorja e kombëtares është lënë në hije nga veprimet e Rubiales gjatë festës pas fishkëllimës së fundit. /Telegrafi/