Site icon Telegrafi

Rubi nga telenovela me të njëjtin titull tash është 44 vjeçare dhe është bërë gjyshe, por është akoma e bukur

(Foto: Univision)

Një nga telenovelat më të njohura është padyshim “Rubi”, që tregonte jetën e një studenteje të bukur e të varfër që dëshiron të pasurohet për të bërë jetë luksoze.

Kjo telenovelë tashmë është e disponueshme në Netflix dhe mund të ndiqet aktualisht në Amerikë dhe sipas njoftimeve, së shpejti do të jetë e disponueshme edhe në Evropë.

E veçanta e këtij seriali qëndron në faktin se personazhi kryesor, Rubi, i luajtur nga Barbara Mori, në fakt është negativ, por megjithatë ka fituar afeksionin e publikut.

Pas rolit të saj në telenovelën e kultit, Barbara pati një sërë rolesh të tjera filmike dhe televizive, por suksesi i saj nuk është përsëritur, sidoqoftë popullariteti i saj nuk po zbehet.

Mori, e cila portretizoi fatalen Rubi në vitin 2004, sot është 44 vjeçare dhe gjykuar nga komentet e fansave të saj në Instagram, është më e bukur se kurrë.

Barbara Mori në rolin e Rubi (Foto: Canal 13)

Në vitin 1996, ajo nisi një lidhje me aktorin Sergio Mayer, me të cilin pas dy vitesh u bënë prindër të djalit Sergio Mayer Mori dhe një kohë të shkurtër më pas, çifti u nda.

Në nëntor të vitit 2016, djali i aktores u bë baba i një vajze që e pagëzoi me emrin Mila, ndërsa Barbara u bë gjyshe në moshën 38 vjeçare. Shpesh fansat i shkruajnë me të drejtë se është padyshim gjyshja më e bukur në botë. /Telegrafi/

Dukja e tanishme e Barbara Mori – Rubi (Foto: Instagram/delamori)

 

(Foto: Instagram/delamori)
Exit mobile version