Site icon Telegrafi

Rubens Barrichello: Familja e Schumaherit nuk po më lejojnë ta vizitoj mikun tim

Michael Schumacher është ngasësi më i suksesshëm i Formula 1, i cili gjatë karrierës ka fituar shtatë tituj të botës me skuderinë e Benettonit dhe Ferrarit.

Por, gjermani nuk është parë në publik që nga viti 2013 kur pësoi një dëmtim të trurit pas një aksident gjatë skijimit në Alpet franceze.

Rubens Barichello dhe Michael Schumacher (Getty Images)

Atë më pas mjakët e futën në koma për gjashtë muaj dhe që prej asaj kohe ka marr trajtime të ndryshme në Zvicër dhe në Gjermani.

Lajmet mbi shëndetin e Schumacherit kanë qenë të pakta dhe familja ka zgjedhur të mos flas rreth shëndetit të 49-vjeçarit.

Dhe ish-bashkëlojtari i Schumacherit, Rubbens Barrichello ka zbuluar se nuk i është lejuar së fundi prej familjes të vizitoi pilotin me më së shumti trofe.

“Unë u përpoqa të gjeja një mënyrë për ta vizituar atë, por ata më thanë ‘Nuk do të bëjë ty, por edhe Schumit ndonjë të mirë'”, i tha Barrichello rrjetit televiziv brazilian Globo.

“Kështu që unë nuk kam ndonjë lajm rreth mikut tim”, tha ndër të tjerash braziliani.

Lexo po ashtu Bamirës, filantrop dhe sportist i vërtetë: Fëmijëria e vështirë dhe thjeshtësia e pasanikut Michael Schumacher (Foto)

Familja e tij, e përbërë nga bashkëshortja Corrina, 47 vjeçe, Mick, 19 vjeç dhe vajza Gina-Maria, 21 vjet, gjithashtu falënderuan tifozët për “kuptimin e situatës dhe mos shfaqjen para syve të publikut”. /Telegrafi/

Exit mobile version