Site icon Telegrafi

Ruben Amorim po realizon transferimin e parë te Man United

Manchester United synon një lëvizje për Bryan Mbeumo të Brentfordit, i cili ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, raporton Fichajes.

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 3 asistime në vetëm 18 paraqitje në Ligën Premier.

Shifrat e tij e vendosin atë në mesin e golashënuesve më të mirë të ligës pas Mohamed Salah dhe Erling Haaland.

Paraqitjet mbresëlënëse të Mbeumo kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve më të mira, me Man United që thuhet se është në krye të sulmit.

Sipas Fichajes, skuadra e Ruben Amorimit po planifikon një ofertë prej 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e kamerunasit.

Vështirë se një shifër e tillë do të refuzohet nga Brentfordi, pasi klubet e vogla gjithmonë kanë probleme me stabilitetin financiar. /Telegrafi/

Exit mobile version