Ruben Amorim raportohet se është i etur që të ribashkohet me Francisco Trincaon tek Manchester United, por mund të përballen me konkurrencë nga Barcelona për nënshkrimin e tij.
Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ është i vendosur ta transferojë një lojtar në verë pasi Jadon Sancho dhe Marcus Rashford me shumë gjasa nuk do të jenë më pjesë e ekipit.
Si rezultat, Amorim po synon një lëvizje për sulmuesin e Sporting Lisbonës, Francisco Trincao, i cili shënoi dy gola në fitoren e Portugalisë ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve.
Sipas një raportimi nga The Sun, Newcastle United dhe Arsenali gjithashtu kanë shfaqur interesim për transferimin e portugezit në verë, por rivali më i madh i Unitedit në këtë garë do të jetë ish-klubi i Trincaos, Barcelona.
Barcelona ka opsionin për ta blerë Trincaon për vetëm 20 milionë euro si pjesë e një marrëveshje kur e shitën tek gjiganti portugez.
Pavarësisht konkurrencës nga blaugranasit, ish-trajneri i Sportingut, Amorim mbetet me shpresë se raporti i tij i mëparshëm me lojtarin do ta bindë atë të transferohet në Angli.
Trincao, i cili është një lojtar që luan me këmbë të majtë dhe aktivizohet në krahun e djathtë, është në gjendje që të luajë në të dy krahët e sulmit.
Unitedi do të rikthehet në aksion më 1 prill ku do tël uajnë ndaj Nottingham Forestit në Ligën Premier në udhëtim./Telegrafi/