Telegrafi

Ruani rininë e fytyrës

Holloni ovalen e fytyrës dhe lartësoni tiparet
Agjentët drenazhues, si kafeina ose proteinat “ngrënëse” të lyrave, do t’ju ndihmojnë ta parandaloni këtë lëshim. Produktet që i përmbajnë ushtrojnë një efekt tendosës gati të menjëhershëm.

Konturi i syve
Qepallat janë gjithmonë në nxitje, picërrohen, fryhen, shfryhen, rrudhosen (nga të qeshurat, buzëqeshjet, të qarat), i tërheqim, i fërkojmë. Kështu që s’është aspak për t’u habitur që shfaqen rrudhat e para të shprehisë dhe që qepalla e sipërme lëshohet. Trokitini lehtas qepallat e sipërme dhe të poshtme me një produkt për përkujdesjen e kontrurit të syve, dy herë në ditë.

Dekolte e patëmetë
E ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike, rrezatimit diellor në verë, fërkimit me rrobat në dimër, epiderma e qafës dhe e dekoltesë tërhiqet pas çdo lëvizjeje të kokës. Duke qenë se është shumë e hollë dhe me shumë pak dhjamë, zhubravitet shumë shpejt dhe rrudhoset, duke e treguar moshën po aq vërtetësisht sa edhe duart. Masazhojeni lehtas nga lart poshtë me një produkt që lëmon rrudhat dhe i rikthen filmin mbrojtës epidermës.

/Telegrafi/