Site icon Telegrafi

Ruani ngrohtësinë dhe kurseni. Zëvendësimi i shiritave izolues në dritaret e vjetra

Alternativa më e mirë është mbushja e vrimave me silikon apo me shirita silikoni, të cilat mund t’i gjeni në disa ngjyra dhe dimensione të ndryshme.

Shiritat cilësor nga silikoni, në dyer dhe në dritare do të ruajnë çdo shtëpi nga kushtet e pavolitshme atmosferike, në kohë të gjatë do të mbyllin të gjitha vrimat, do të shtojnë efikasitetin energjetik, por edhe do t’i kontribuojnë dukjes më të mirë të dyerve dhe dritareve për dallim nga të gjithë izoluesit e tjerë të përkohshëm.

Nëpërmjet dritareve të dëmtuara dhe të vjetra do të depërtojë sasi e madhe e ajrit të ftohtë, posaçërisht në ditët e dimrit.

Disa zgjidhje sipërfaqësore mund të kontribuojnë në mbylljen e plasaritjeve, por janë edhe jashtëzakonisht të pakëndshme,transmeton Telegrafi.

Alternativa më e mirë është mbyllja e vrimave me silikon dhe me shirita silikoni, të cilat mund t’i gjeni në disa lloje dimensionesh.

Para se të filloni me cilëndo punë, shikoni sa është distanca midis derës dhe dritares nga korniza në të cilat qëndrojnë.

Gjerësia e distancës do t’ju tregojë edhe se çfarë trashësie të shiritit të salikonit ju është i domosdoshëm por edhe veglat e domosdoshme, përkatësisht gypin me të cilin do të qitni salikonin nga tubi në mënyrë që me veprim me efikasitet të mbyllni të gjitha vrimat.

Veprimi i parë – Hiqni shiritin e vjetër nga korniza

Dyert dhe dritaret e vjetra me hapje-mbyllje të përhershme, por edhe për shkak të kushteve atmosferike dëmtojnë shiritin e vjetër sfungjeror të izolimit në kornizë. Merrni një vegël të vogël apo diçka nga seti për thonj në mënyrë që të eliminoni shiritin e vjetër.

Veprimi i dytë – Përdorni salikonin në vend të ngjitësit

Pas pastrimit të sipërfaqes me toulen, të cilin ekspertët e rekomandojnë, është e nevojshme të qitni një shtresë të hollë silikoni në brendësi të vetë bashkimeve në korniza. Për këtë pjesë janë të nevojshëm gypat shumë të hollë për nxjerrjen e salikonit nga tubi.

Veprimi i tretë – Përdorni drejt shiritin e salikonit

Shtrëngoni fillimin e shiritit mu në këndin e dritares. Lëreni disa centimetra më gjatë, të cilin kur të përfundoni punën do ta pritni me gërshërë. Shtypni mirë nëpër kënde, në mënyrë që të mos mbetet aspak ajër i lirë midis bashkimeve të kornizave. /Telegrafi/

Exit mobile version