Në mënyrë që të ruajnë shumicën për të udhëhequr ende në Komunë të Bujanocit, tri parti politike shqiptare në Bujanoc kanë lidhur koalicion paszgjedhor, njoftoi Nevzad Lutfiu, i cili shërben si kryetar i Këshillit Kombëtare Shqiptar në Luginën e Preshevës.
“Pas tri takimeve, tri parti politike sot e nënshkruan marrëveshjen (për koalicion paszgjedhor) e ndërmjetësuar nga KKSH”, ka shkruar Lutfiu.
Partit nënshkruese janë; PD, PVD dhe LPD.
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit ishte motivi kryesor i kësaj nisme të cilën e udhëhoqi KKSH.
“Partitë politike të sipërpërmendura arrijnë këtë marrëveshje e cila ka prioritet luftën kundër diskriminimit, zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror, arritjen e barazisë, zhvillimin ekonomik-social, kulturor të komunës sonë”.
Lutfiu ka thënë se marrëveshja mbetet e hapur edhe për listat tjera garuese që sigurojnë mandate në përbërjen e re të Kuvendit komunal./Telegrafi/