Telegrafi

Ruajta e konkurencës, prioritet

Kryetari i Komisionit z. Osman Ejupi, mori pjesë në konferencën e Autoritetit Gjerman të Konkurrencës me temë “Kompanitë dominuese- linja e holle mes rregullatorëve dhe konkurrencës”.

Në këtë konferencë referuan përfaqësues të lartë të Bundeskartelamt-it Gjerman, përfaqësues të Komisionit Evropian si Znj. Neelie Kroes dhe Drejtori i Përgjithshëm i DG Competition, Philip Loëe, si dhe të ftuar të tjerë, përfaqësues të bizneseve më të mëdha në vend si Drejtori Ekzekutiv i Deutche Telecom apo Presidenti i linjës ajrore Lufthansa Airlines, përfaqësuesja e NOKIA etj.

Në këtë konferencë u nënvizua fakti i rëndësishëm i marrëdhënieve midis konkurrencës dhe rregullatorëve, liberalizimi i sektorëve të ekonomisë. U theksua rëndësia që kanë ligjet rregullatorë drejt një konkurrence të lirë dhe efektive.

Nga ana e Komisioneres së KE-së u nënvizua fakti i eliminimit të barrierave të hyrjes në treg në sektorët e rregulluar, rëndësia e konkurrencës në treg si dhe veprimtaria e Autoriteteve të Konkurrencës në trajtimin e praktikave anti-konkurruese edhe ne rastet kur nuk ndërhyjnë entet rregullatore.

Gjithashtu nga ana e Drejtorit të DG Competition u trajtuan disa aspekte në lidhje me nenin 82 të Traktatit të BE-së dhe konkretisht se çfarë do trajtohet si pozitë dominuese, pjesët e tregut që duhet të zotërojë një ndërmarrje që të konsiderohet si dominante në treg etj. Gjithashtu u diskutua rreth çmimeve të ulta në treg si dhe reflektimin që paraqesin këto çmime në mundësinë e rritjes së fuqisë ekonomike të një ndërmarrjeje. Qëllimi final i veprimtarisë së autoriteteve të konkurrencës është ruajta e konkurrencës.

Gjithashtu me interes ishin dhe prezantimet e paraqitura nga përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, si përfaqësues të bizneseve më të mëdha në vend dhe njëkohësisht me pozitë dominuese në vend. U theksua politika që ata ndiqnin duke eliminuar rrezikun e abuzimit me pozitën dominuese që ata zotëronin.