Telegrafi

RTVM-së web faqja i kushtoi 100.000 euro, e për shtatë ditë nuk funksionon (Foto)

Faqja e Internetit të servisit publik të Radio Televizionit të Maqedonisë për disa ditë është jashtë funksoni, dhe nëse e shkruani adresën mrt.com.mk del kjo “Ju lutemi të na kontaktoni në qoftë se ju mendoni se në këtë faqe është shfaqur “error” gabim”.

Kompania “MoreScreen”, e cila dy vjet më parë e ka punuar faqen e RTVM me vlerë prej 100,000 euro.

Nën akuzat se kanë paguar shumë marramendëse, menaxhmenti i RTVM u përgjigj se kjo nuk është një uebsajt i zakonshëm, por platformë me video.

Faqja e internetit të RTVM-së gati shtatë ditë është jashtë funksioni dhe çasja në të është e pamundur./Telegrafi/