Site icon Telegrafi

RTVM-së do t’i ndahet më pak para se vitet e kaluara, reagojnë shoqata e gazetarëve

Me ndarjen e 0.5% nga buxheti shtetëror, gjegjësisht rreth 885 milionë denarë (14.4 milionë euro) për Radio Televizionin e Maqedonisë (RTVM), shërbimi kombëtar do të ketë më pak para në disponim nga buxhetit se vitet e kaluara, të cilët ishin prej 18 deri 23 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo shumë, siç shkruan ‘Vërtetëmatësi’, por edhe siç parashikon Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SPGPM), Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM), nuk do të garantojë shërbim kombëtar të pavarur, profesional dhe efektiv.

Përndryshe, sipas vazhdimit të ligjit për vendimi nga Buxheti për të ardhurat radiodifuzive për vitin 2018, do të ndahen rreth 14.4 milionë euro, me çka RTVM-së do t’i ndahen 10.7 milionë euro.

Nga ana tjetër, SHGM, KEMM, SPGPM kërkojnë nga Qeveria që shuma e ndarë për RTVM-në të jetë një përqind nga buxheti shtetëror ose rreth 24 deri 30 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version