Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) nuk ka borxhe të reja, problemi i vetëm janë borxhet e trashëguara me të cilat po ballafaqohemi me vite, tha Snezhava Klinçarova nga Këshilli i programeve në RTM në diskutimin e sotëm për raportin financiar në servisin publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Klinçarova duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, tha se borxhet e vjetëra do të kthehen me këste me marrëveshje me shërbimin e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), por nuk dha ndonjë shifër për çfarë shume bëhet fjalë.
Ajo u përgjigj edhe në pyetjen se pse është zvogëluar pagesa e taksës radiodifuzive, ku tha se problemi më i madh ka qenë fushata neative dhe paralajmërimet për shfuqizimin e saj.
Ndryshe, në RTM ka 864 të punësuar, për pagat e të cilëve harxhohen rreth 400 milionë denarë në vjet./Telegrafi/