Telegrafi

RTVM-ja e përgënjeshtron Policinë Financiare

Pasi që Policia Financiare ngriti padi penale kundër drejtorit të RTVM-së, Marjan Cvetkovski, ka reaguar servisi publik.

Në deklaratë thonë se kredia e marrë është në përputhje me ligjin, paratë janë shpenzuar në mënyrë të duhur ndërsa udhëheqja ka punuar sipas ligjit.

Lexo po ashtu Policia Financiare padit drejtorin e RTVM-së, ka shpërdoruar 2 milion euro

Përveç kësaj, ata shpjegojnë se RTVM punon me një ligj të posaçëm për shërbimet audiovizuale që ua rregullon punën përmes së cilës Bordi Mbikëqyrës ka autoritetin për t’i dhënë televizionit pëlqim për të marrë kredi dhe për këtë arsye nuk kanë qenë të detyruar të kërkonin pëlqimin e Kuvendit për të marrë kredi. Sipas njoftimit, drejtori Cvetkovski ka qenë i detyruar t’i zbatojë vendimet e Këshillit Programor dhe Bordit Mbikëqyrës./Alsat/