Telegrafi

RTV Dukagjini sonte në ora 19:00 publikon projeksionin e Armend Mujës për zgjedhjet në Podujevë

Profesori universitar Armend Muja ka bërë një projeksion të rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës në Podujevë, i cili do të publikohet sonte në orën 19:00, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Ndryshe, Muja në projeksionet e tij kanë qenë të saktë në parashikimit e tij për zgjedhjet e fundit për president të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Muja gjithashtu në tetor të vitit 2019, bazuar në projeksionet e tij kishte thënë se zgjedhjet i fiton Vetëvendosje e pasuar nga LDK, PDK, AAK-PSD.

Ai  për herë të parë ka përdorur një metodë të re për të projektuar fituesin e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

Muja kishe projektuar edhe fituesin e zgjedhjeve parlamentare edhe në Maqedoni të Veriut.

Projeksioni i  Mujës bazohet në disa pika ku është krijuar ideja si po orientohet opinioni publik.

Në bazë të rezultateve të deritashme të projeksioneve, pritet që edhe sonte, para publikimit të rezultateve nga partitë politike organizata të tjera që merren me Exit Poll, Muja me rezultate të sakta për zgjedhjet në Podujevë.

Telegrafi do ta publikojë në kohë reale projeksinon e Mujës që do të dalë në RTV Dukagjini. /Telegrafi/