Site icon Telegrafi

RTV Dukagjini solidarizohet me të prekurit e tërmetit, tre kamionë me ndihma shkojnë në vendet e prekura

RTV Dukagjini bashkë me dëgjuesit dhe shikuesit e saj, i është bashkuar humanizmit për tu dal në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Nga orët e para të mëngjesit, ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave. Ky aksion, gjeti përkrahje të madhe qytetarë, të cilët mundësuan nisjan e disa kamionëve me mallëra të ndryshme esenciale drejt Shqipërisë.

“Kjo tragjedi na ka prekur të gjithëve, ka prekur edhe institucionin tonë edhe dëgjuesit tanë po ashtu. Gatishmëria e tyre ka bërë që këtë ditë zie ta shndërrojmë në një skemë programore ku kontribuojmë për të gjithë familjet që kanë nevojë për ne. Kemi grumbulluar ndihma dhe kemi nisur tre kamionë me ndihma”, shprehet Edita Doli- Muhaxhiri.

Qytetarë të shumtë ishin drejtuar në oborrin e Radio televizionit Dukagjini, për t’u solidarizuar për aq sa kishin mundësi.

Ndër ta kane qenë edhe dëgjuesit e emisionit Radar, në Radio Dukagjini, ku kanë kontribuar.

Përveç kësaj, Korporata “Dukagjini” ka kontribuar me 20,000 mijë euro./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version