Në Kosovë është duke vazhduar procesi zgjedhor.
Radio Televizioni Dukagjini ka bërë të ditur se do të publikojë rezultatet e EXIT POLL-it të realizuar nga kompania UBO-Consulting.
Rezultatet e këtij EXIT POLL-i do të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, ku do të informoheni me rezultatet e komunave të mëdha të Kosovës.
Sipas informacioneve nga KQZ-ja, dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është rreth 27%. /Telegrafi/