Ndonëse heshtje zgjedhore, për deskun e radiotelevizionit Dukagjini nuk ishte e tillë. Drejtori informacionit dhe ai i Programacionit po i ndajnë detyrat. Përderisa i gjithë stafi ishin entuziast më shume se kurrë.
Pas dy javëve fushatë zgjedhore, ku Rtv Dukagjini mbuloi më së miri, ata po përgatiten të thyejnë një tjetër rekord, për ditën e zgjedhjeve.
Shumë ekipe të shpërndarë në 38 komuna të Kosovës për t’iu
Gjithashtu, edhe Radio Dukagjini, do të sjell një transmetim special prej 24 orëve, nga hapja e vendvotimeve e deri te rezultatet preliminare.
Radio Televizioni Dukagjini ka qenë liderë në tregun medial për mbulueshmërinë së para-fushatës dhe fushatës elektorale, në të cilën subjektet politike që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit, kanë prezantuar programet e tyre.
Gjatë kësaj periudhe, RTV Dukagjini me profesionalizëm dhe paanshmëri, në kuadër të skemës speciale për këto zgjedhje, rriti intensitetin e punëve, duke shtuar edhe hapësirën për debate.
Emisioni Debat Plus, si debati më i shikuar në vend, theu edhe rekordin e shikueshmërisë onlinë, duke arritur në 23 mijë shikime në kohë reale.