Ky çmim nga Radiotelevizioni 21 ndahet pas votimeve nga juritë prej shtatë komunave kryesore të Kosovës, të cilat me pikë maksimale, 70, vlerësuan sportisten e cila kohëve të fundit nuk po njeh rival.
“Ndihem shumë mirë që jam shpallur për herë të tretë sportistja më e mirë e vitit nga RTV 21. Falëndëroj trajnerin tim Driton Kukën, pa të cilin nuk do të arrija këto suksese. Shpresoj që në vitin 2011 të kem më shumë përkrahje nga institucionet e vendit”, theksoi Kelmendi. /Telegrafi/