“Jemi tërhequr prej garave me ekipin seniorë. Nuk iu është dukur kompanisë e arsyeshme që të vazhdojë financimin e skuadrës së parë. Janë dhënë shumë para, e faktikisht nuk është kthyer prapa asgjë. Ndoshta ka qenë fillimi, por nuk ka qenë ndonjëra prej gjërave që kompania ka pritur. Krerët e kompanisë vendosën që njëherë për njëherë mos të vazhdojmë me seniorë”, ka njoftuar Kelmendi.
“Klubi nuk do të mbyllet, por nuk do të vazhdojmë me kategori të seniorëve. Ne do të vazhdojmë me juniorë dhe kategori të reja, derisa të vijë një gjeneratë më e mirë e lojtarëve vendorë për të formuar një skuadër seniore. T’iu japim para lojtarëve të huaj, pa investuar në të rinj nuk na duket e arsyeshme”, ka shtuar tutje Kelmendi. Ai ka theksuar se vendimin final nëse 21-shi do ta mbyll këtë edicion në garat e ETC Superligës me juniorë ose jo do ta jap kreu i klubit, Leart Kelmendi. /Arena/Telegrafi/