Site icon Telegrafi

RTV 21-shi përforcohet me Ardian Krasniqin

 Edhe pse u spekulua se Krasniqi, i është bashkuar RTV 21-shit pasi që kishte shkëputur kontratën me ekipin prizrenas Sigkos Bashkimi, këtë e mohoi drejtori i skuadrës së RTV 21, Leart Hoxha, i cili për gazetën “Lajm”, deklaroi se basketbollisti ishte i lirë dhe ishte vendimi i tij për t’iu bashkuar skuadrës më të re të BKT Superligës së Kosovës.

“Jo, Ardiani vetëm ka kryer stërvitjet atje, ashtu siç i ka kryer edhe te ne. Ai ka qenë lojtar i lirë, e që më parë ka luajtur në Slloveni”, tha Hoxha. Sipas tij, basketbollistit i ka pëlqyer jeta në Prishtinë, dhe ka vendosur të nënshkruajë këtë kontratë. “I ka pëlqyer më shumë te ne dhe për këtë ka vendosur të nënshkruajë kontratë”, theksoi Hoxha./Telegrafi/

Exit mobile version