Telegrafi

RTV 21 fiton përsëri, Peja shkatërron Dritën

Ekipi nga kryeqyteti e siguroi fitoren në çastet e fundit, derisa nuk kanë dashur të nisin pjesën e dytë pa u zbrazur salla, pasi që tifozët e Dritës dhe shtabi teknik filluan t’i shprehin pakënaqësitë e tyre rreth referimit, sipas tyre jokorrekt. Tani, RTV 21 ka barazuar pikët me Trepçën, që ndodhet në vendin e katërt me 19 pikë.

Lojtari më i mirë i Kosovës (V) ishte Xhevdet Ademi me 25 pikë, ndërsa për 21-shin lojtari kyç ishte Aleksander Joshua me 23 pikë. Prishtinasit e fituan ndeshjen në çastet e fundit, me rezultat të ngushtë 86:84.

Në ndeshjen tjetër të kësaj jave mes Dritës dhe Pejës u zhvillua epilog krejt tjetër. Pejanët ishin tejet të fortë për gjilanasit, duke fituar me një epërsi të lartë, 59:96.

Në këtë ndeshje përsëri u dallua Dardan Berisha me 27 pikë. /Telegrafi/