Site icon Telegrafi

RTM do të paguajë mbi 400 mijë euro për shërbimet autoriale

Për përgatitjen e marrëveshjeve autoriale, marrëveshje me kontratë, marrëveshje për angazhim me honorar, sigurimin e autorizimeve për publikimin e veprave, transferimin e mjeteve të autorit dhe bartësit të së drejtës së autorit jashtë vendit, Radio-Televizioni i Maqedonisë (RTM) planifikon të harxhojë 25 milionë denarë ose rreth 406 mijë euro pa TVSH.

Blerja e shërbimeve mes tjerash parasheh edhe përgatitjen e marrëveshjes për dhënien e fakturave për pagesë të honorareve autoriale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

RTM mban të drejtën të mos shfrytëzojë të gjithë përqindjen e vlerës së marrëveshjes për shpallje publike. Në varësi të procesit të punës në radiodifuzerët publik, marrëveshjet autoriale do të përpunohen sipas nevojës./Telegrafi/

Exit mobile version