Kampionati i shou-emisionit “Super Sfida” vazhdon të shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), nga kjo e diel.
Ky spektakël televiziv edhe këtë sezon do t’i bashkojë fytyrat publike, në një garë me lojëra të ndryshme.
Interesante është se mysafirët do të jenë nga të gjitha sferat e jetës dhe pothuajse nga të gjitha moshat.
Për ta dëshmuar karakterin gjithëpërfshirës dhe argëtues të këtij shou, pjesë e garës do të jetë edhe doajeni i muzikës shqiptare, Ismet Peja. Kjo do të jetë një befasi për publikun, duke pasur parasysh moshën e tij.
Edhe ky sezon, sikurse paraprakët, pritet që të karakterizohet më një garë të fortë, ku të gjitha ekipet do të garojnë me shumë vullnet për t’u kualifikuar në finalen e madhe.