Site icon Telegrafi

RTK nuk transmetoi shoun “Super Sfida” me të ftuar hoxhallarët, shikuesit kërkojnë transmetimin këtë të diele

Vendimi i RTK-së për mos ta transmetuar këtë shou i habiti të gjithë shikuesit e këtij, arsyeja e vetme ishte pse të ftuar në garë ishin hoxhallarët e Kosovës kundër hoxhallareve të Maqedonisë.

Promoja e emisionit u publikua në faqen zyrtare të shout ” Super Sfida” dhe u shpërnda nëpër rrjete sociale, të gjithë e quajtën një diskriminim, nxitje urrejtje, një terrorizëm medial, kundër të drejtave të njeriut, jo evropian, jo modern, vendim i çuditshëm, i pakuptueshëm për të gjithë.

Shou Super Sfida është shou i vetëm që transmetohet në RTK, dhe kam mjaft shikueshmëri në mediat tona, deri më tani pa asnjë skandal, përkundrazi me realizim të mirë profesional.

Prej se ka filluar ky shou në vitin 2014 e deri me tani ka pasur mysafirë nga të gjitha kategoritë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme të tilla. Kësaj radhe ekipi i emisionit “Super Sfida” kishte ftuar hoxhallarët në garë, gjë që ka thyer tabu pasi që zakonisht hoxhallarët etiketohen si të prapambetur dhe në këtë shou hoxhallarët dëshmuan se edhe ata jenë njerëz si të gjithë të tjerët dhe sportin e kanë në jetën e përditshme, që janë evropianë modernë si të gjithë të tjerët.

Gjithësesi presioni i madh vazhdon nëpër rrjetet sociale shikuesit kërkojnë që këtë të diele të transmetohet në RTK, dhe të mos cenohet e drejta elementare e 96 për qind e popullit shqiptar që janë të besimit islam.

Menaxhmeti i RTK-s ka marrë në shqyrtim për këtë veprim dhe do të vendosë deri të premten se a do ta transmetojë këtë të diele  spektaklin apo jo.

Ekipi i “Super Sfida” ka publikuar në faqen zyrtare një shkrim duke kërkuar mirëkuptimin e shikuesve, duke iu kërkuar që të përmbahen dhe të mos përhapet urrejtje në mes shikuesve dhe RTK-së, pasi vendimi për mos-transmetimin e spektakli nuk është ende përfundimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version