Telegrafi

RTK i kërkon KEK-ut edhe 38 milionë euro

Pas Komunës së Kastriotit, e cila ka paralajmëruar se do ta padisë Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për ndotjet që bëhen në territorin e kësaj komune nga lirimi i gazrave dhe pluhurit nga blloqet e KEK-ut.

Edhe Radio Televizioni i Kosovës ka paralajmëruar se do të ngrejë padi ndaj KEK-ut për 38 milionë euro borxh, të cilat para do të duhej t’i inkasonte KEK-u për RTK-në, në emër të 3.5 euro.

Por inkasomi i KEK-ut për RTK-në ishte anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2009. /Telegrafi/