Kryetari i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë (RSDM), Stefan Bogoev dërgoi kritika për shumën e shpenzimeve për jetë dhe studime të studentëve në shtëpitë e studentëve, duke cekur se janë më të mëdha sesa rroga minimale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rroga minimale mujore në Republikën e Maqedonisë janë 10.080 denarë, ndërsa shpenzimet maksimale për jetë dhe studim për një student të vendosur në shtëpi të studentëve janë 10.277 denarë. Dhe ajo përfshin qëndrim në shtëpinë e studentëve, blerje të librave, shpenzime për transport ndërurban në mënyrë që të mund studenti të kthehet në vendlindje dhe t’i shohë të afërmit, si dhe ushqim dhe jetë sociale”, tha në konferencë për shtyp Bogoev.
Në ato shpenzime, ai shtoi, nuk është prëfshirë shuma nga participimi të cilin studentët e paguajnë për të studiuar në fakultet.
Sipas Bogoev, shpenzimet e larta dhe kushtet për jetë në shtëpitë e studentëve janë rezultat i politikave të pushtetit. /Telegrafi/