Të paktën 11 alpinistë humbën jetën në një “përmbytje të papritur” gjatë ecjes në jug të Italisë, ndërsa shumë prej tyre konsiderohen të zhdukur.
Ata vdiqën kur rrëketë i morën me vete ndërsa po ecnin nëpër gryka në një park kombëtar në rajonin e Kalabrisë.
18 vetë u shpëtuan, përfshirë një djalë 10-vjeçar, ndërsa gjashtë u dërguan në spital.
Zyrtarët lokalë thonë se numri i saktë i personave të zhdukur nuk dihet.
Karlo Tansi, nga mbrojtja civile, u tha gazetarëve se njerëzit janë bartur nga uji deri në tri kilometra dhe se ata u “katapultuan si plumba” kur u goditën nga rrymat e ujit.
“Gryka e Raganelos është e ngushtë dhe e lartë, është e mbushur ujë brenda një kohe shumë të shkurtër,” tha ai. /kp/Telegrafi/