Telegrafi

Rryma mbyti një 36-vjeçar në Zhegër

Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan, ka thënë për rajonipress se viktima ka vdekur si pasojë e rrymës derisa ai ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij.

“E dimë që viktima është i moshës 36 vjeçare dhe me të po merren organet hetuese” tha Mahmuti.

Kurse drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit Abdylatif Latifi ka konfirmuar se viktima quhet Bajram Idrizi dhe është nga Zhegra.

Latifi tha se viktima është sjellë pa shenja jete në emergjencën e spitalit të Gjilanit./Telegrafi/