Të shtunën pasdite ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini.
Sipas saj, Prokuroria dyshon se viktima erdhi në kontakt me rrymën në ambientet e restorantit “Villa familjare” në fshatin Pidiq.
“Viktima derisa ishte duke pastruar pishinën me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën”, ka thënë Xheladini për Express.
Xheladini ka theksuar se prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.