Telegrafi

Rrustemi: Në QNR vazhdon rinumërimin e votave

Adnan Rrustemi, Komisioner Qendror i Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se numërimi po vazhdon me dinamikën e njëjtë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se alergjia e raportuar nuk ka ndodhur në QNR.

“Alergjia e raportuar nuk ka ndodhur në QNR. Vëzhguesit dhe numëruesit në QNR janë në detyrën e tyre. Uroj që stafi i shërbimit të votimit jashtë vendit, të helmuar gjatë verifikimit të zarfeve të ardhura nga Serbia, janë mirë me shëndet dhe t’ i kthehen punës sa më parë”.

Ndërsa, pakot me fletëvotime nga mërgata, vlerësimi i të cilave ka përfunduar tashmë, të sillen në QNR për numërim.