Adnan Rrustemi, kryetar i Komisionit për Legjislacion ka prezantuar sot para deputetëve Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ai tha se ky projektligj ka plotësuar kushtet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, në emër të Grupit parlamentar të LVV ai tha se keqpërdorimi në vend ishte bërë gjë e zakonshme, ndërsa mosndëshkimi edhe më i zakonshëm.
“Fenomeni i pasurimit të shpejtë mbillte hapi te qytetarët”, tha Rrustemi, duke shtuar se që dy dekada korrupsioni ishte i lartë ndërsa sundimi i ligjit është prioritet.
Sipas tij, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme si koncept është veprimtari që tregon gatishmërinë e institucioneve për të siguruar qytetarët se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme do t’u kthehet atyre dhe kjo pasuri nuk do të përdoret për të shtuar nivelin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai më tej tha se kjo është detyrë e shtetit të së drejtës dhe nevojë e shoqërisë. /Telegrafi/